Shqipëria do të mbulojë një pjesë të shpenzimeve për rindërtimin e shkollës fillore në Rozhajë të Malit të Zi.
Lajmin e bëri të ditur zëvendës ministri i jashtëm Gent Cakaj i cili në një postim në Facebook shkruan:
“Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të shkollës ‘Dacaj’ në Rozhajë – e vetmja shkollë shqipe në atë vend – kemi vendosur të marrim përsipër një pjesë të rindërtimit të saj pas dëmeve madhore të shkakëtuara nga zjarri në muajin maj.
Kjo është shkolla fillore më e vjetër në Mal të Zi dhe shkolla e vetme fillore në Rozhajë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur ta ruajmë e ta mbajmë të hapur këtë qendër domethënëse të arsimit shqip në Mal të Zi. Për këtë nuk do të kujdesemi vetem duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje.
Përderisa një pjesë të shpenzimeve për rindërtimin e kësaj shkolle i ka dhënë Republika e Kosovës, pjesën e mbetur për rindërtim, rregullim e mbështetje të nxënësëve do ta mbulojë plotësisht Republika e Shqipërisë”