Fëmijët shqiptarë përbëjnë 12% të azilkërkuesve të mitur në BE, numri më i lartë në Ballkanin Perëndimor dhe i treti më i lartë në Evropë.
Sipas një raporti të Eurostat për azilkërkuesit, 2,125 fëmijë shqiptarë aplikuan për azil në BE dhe Zvicër gjatë vitit 2020. Ky numër ishte tre herë më i ulët se 2019, për shkak të kufizimeve të COVID-19. Brenda Evropës, vetëm Turqia dhe Rusia kishin norma më të larta të aplikimit.
Kërkesat për azil nga fëmijët përbënin 34.3% të të gjitha kërkesave për azil të paraqitura nga shqiptarët vitin e kaluar.
44% e këtyre aplikimeve u kryen në Francë, e më pas në Gjermani me 22.6%, dhe Greqi me 11.3%. Raporti nuk përmban të dhëna nga Mbretëria e Bashkuar.
Në përgjithësi, raporti vuri në dukje se në vitin 2020, 31% e azilkërkuesve për herë të parë ishin fëmijë, me përqindjen më të lartë të ardhur nga Azia, e ndjekur nga Afrika dhe Amerika Latine. Gjermania, Hungaria dhe Kroacia panë numrin më të lartë të aplikimeve, me Maltën dhe Sllovakinë normën më të ulët.