Shqipëria e fundit në Europë për përqindjen e popullsisë së testuar për Covid-19

Nga Exit News
Shqipëria e fundit në Europë për përqindjen e popullsisë së testuar për Covid-19

Teksa numri i të infektuarve, të shtruarve në spital dhe i viktimave me Covid-19 po rritet çdo ditë, Shqipëria vazhdon të të bëjë shumë pak testime tek qytetarët. Krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës, Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve.

Në emisionin e së mërkurës ‘Me pak fjalë’, në Euronews, Neritan Sejamini bëri një analizë të situatës së testimeve.

Testimi ka qenë prioriteti kryesor i rekomanduar nga OBSH. Testimi i lartë ka qënë strategjia kryesore e përdorur dhe nga të gjitha vendet perendimore.

Por qeveria Rama zgjodhi që në fillim të testonte pak dhe e ka ruajtur ende këtë qasje.

Shqipëria ka kryer relativisht pak testime që nga fillimi i epidemisë. Deri më sot, janë bërë rreth 111 mijë testime, ose afërsisht sa 3,87 për qind e popullsisë. Përqindja e popullsisë së testuar mendohet të jetë më e ulët se as pasi ka njerëz që e kanë bërë më shumë se një herë testin.

Ky është niveli më i ulët i testimeve në Evropë.

Shqipëria kryen afërsisht 39 testime për çdo 1 mijë banorë, sërish raporti më i ulët i testimeve në rajon. Për të kuptuar se sa pak testojmë le të shohim disa krahasime ilustruese:

Për të arritur nivelin e testimeve të Italisë, do të duhet të kishim bërë deri tani rreth 640 mijë mijë testime, por kemi bërë vetëm 110 mijë.

Për të arritur nivelin e Danimarkës, do të duhej të kishim bërë rreth 2,3 milionë testime.

Sipas OBSH-së, një sistem testimi efikas, duhet të arrijë të testojnë 10- 30 personave për çdo 1 person të infektuar. Ndërsa Shqipëria teston vetëm 6 persona të tjerë për çdo person të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>