Shqipëria e Madhe: Serbia kërkon ndërhyrjen e ambasadorëve të BE-së

Shqipëria e Madhe: Serbia kërkon ndërhyrjen e ambasadorëve të BE-së

Sipas gazetës Europian Western Balkans, Ministrja serbe e Integrimit Jadranka Joksimovic dhe shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë-Metohija, Marko Duric, ditën e enjte i dorëzuan ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së një memo diskutimi mbi lëvizjet e koordinuara të udhëheqësve shqiptarë mbi legjitimizimin e projektit të Shqipërisë së Madhe.

Dokumenti përmban katër pyetje. Sipas të cilave, Beogradi kërkon që aktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë të dënojnë retorikën agresive e cila po e shtyn vendet e Ballkanit Perëndimor në konflikte dhe ndasi, dhe kërkon një vazhdimësi të dialogut Beograd- Prishtinë, zgjidhje të balancuar dhe paqësore të krizës në Maqedoni dhe respektimin e ligjeve ndërombëtare për integritetin territorial dhe sovranitetin e shteteve të njohur ndërkombëtarisht.

Kujtojmë se në një intervistë për Politico në Europë të publikuar më 18 prill, Kryeministri Rama tha se  “nëse vazhdon të zbehet perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk mund të përjashtohet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”.

Më 19 prill deklarata e Kryeminsitrit Rama u pasua nga ajo e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u shpreh se:

“E kam thënë edhe në vitin 2013 dhe e përsëris tani: nëse BE-ja i mbyll dyert Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në të njëjtën hapësirë, që më vonë të integrohen në familjen europiane”.

Deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Kosovës shkaktuan tensione me qeverinë serbe. Presidenti i Serbisë Vucic u kundërpërgjigj duke thënë se “Nëse unë do të thoja diçka për bashkimin e serbëve në rajon, unë do të isha varur në Bruksel në vend të flamujve të tyre”.

LEXO  BE dënon postimin e hartës së Kosovës me flamurin serb nga Vuçiç

Deklarata e Kryeministrit Rama u kritikua edhe nga Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu, i cili u shpreh se “Qeveria Amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet”.

 

 

Lajme te ngjashme