Shqipëria e para në botë për numrin e emigrantëve të dëbuar nga BE

Shqipëria e para në botë për numrin e emigrantëve të dëbuar nga BE

Shqipëria renditet e para në botë për numrin e emigrantëve të paligjshëm të dëbuar nga vendet e BE-së gjatë vitit 2016.

Eurostat lajmëron se Bashkimi Evropian ka përzënë më shumë se 226 mijë emigrantë të paligjshëm nga territori i saj në vitin 2016, shifër kjo më e larta që prej vitit 2008.

Prej tyre, 42,600 ose një në pesë emigrantë ishte shqiptar.

Pas Shqipërisë por me diferencë të lartë, në vend të dytë renditet Ukraina me 22,600 emigrantë, Iraku me 17,100 dhe Kosova me 13 mijë emigrantë.

Qeveria Rama vazhdimisht ka mohuar se në vend ka një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që emigron, kryesisht për shkak të vështirësive ekonomike dhe mungesës së prespektivës për të ardhmen.

BE disa herë i ka kërkuar qeverisë shqiptare të ndalojë grupet e qytetarëve drejt shteteve evropiane duke dhënë ultimatum se asnjë kërkesë për azil nuk do të pranohet, duke qenë se Shqipëria konsiderohet si vend i sigurtë orgjinë – ndryshe nga shtete si Siria, në gjendje lufte, ku jeta e qytetarëve është në rrezik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>