
40 përqind e eksporteve në vend për muajin qershor e përbëjnë energjia elektrike, materiale ndërtimi, tekstile dhe këpucë. Ndërsa, importohet më shumë pjesë këmbimi, materiale ndërtimit dhe produkte plastike.
Sipas raporti të INSTAT për muajin qershor, partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,4 %), Turqia (9,2 %), Greqia (6,9 %) dhe Gjermania (6,6 %):
“Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve: Italia (28,9 %), Kosova (49,1 %) dhe Greqia (115,3 %).
Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Qershor 2020 janë: Italia (16,7 %), Turqia (70,3 %) dhe Kina (19,0 %)”.