Operacioni i të martës nga antimafia italiane dhe autoriteteve shqiptare, për kapjen e 3,5 tonë marijuanë e kokainë dhe pasurive të tjera me vlerë 4 milionë euro, tregoi se ende Shqipëria është vend për pastrimin e parave.
Ditën e djeshme nga operacioni, u arrestuan 37 person, ndër të cilët 27 shqiptarë dhe 10 shtetas italianë.
Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare shpërndante drogën në Itali, ndërkohë që në Shqipëri bëhej grumbullimi dhe transportimi i lëndës narkotike, kokainë, marijuanë e kanabis me gomone. Gjithashtu në Shqipëri bëhej dhe pastrimi i parave të kësaj organizate.
Kjo organizatë përbëhet nga 3 grupe që vepronin në Durrës, Vlorë dhe Dibër.
Prej tre vitesh, raportet e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, kanë arritur në konkluzionin se Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara nga pastrimi i parave.
— Në shkurt 2020, Shqipëria u bë pjesë e listës gri për pastrimin e parave të Task Forcës së Hetimit Financiar, FATF, një institucion ndër-qeveritar i krijuar në 1989 nga ministrat e vendeve anëtare të tij. Sëbashku me Shqipërinë, këtë vit u bënë pjesë e kësaj liste edhe Barbados, Xhamajka, Mauritius, Myanmar, Nikaragua dhe Uganda. Ndërsa, këtë vit nga kjo listë doli Trinidad Tabako.
— Për për të tretin vit radhazi, Shqipëria është shpallur zyrtarisht si Vend Kryesor i Pastrimit të Parave në botë, nga Departamenti amerikan i Shtetit, se basheku me mbi 40 vende të tjera. Shqipëria fut në këtë listë në vitin 2017.
— Në gusht 2019, Indeksi i Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, publikuar nga Instituti i Baselit, e rendit Shqipërinë të katërtën në Europë dhe të 39-ën në botë për rrezikun ndaj pastrimit të parave të krimit.
— Në vitin 2018, Shqipëria u fut në listën e vendeve që duhet të monitorohen nga MoneyVal, agjensia e Këshillit të Evropës që mbikqyr rrezikun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Për të luftuar këtë fenomen, qeveria ka marrë një sërë nismash për të cilat mund të lexoni këtu dhe këtu, por në raportin e publikuar nga Moneyval në janar të 2020, thuhet se pavarësisht se Shqipëria ka bërë përparim në përmbushjen e kushteve të vendosura, ajo sërisht do të jetë pjesë e vendeve që do të monitorohet.