
Gjatë natës ka pasur goditje tërmeti në Zonën e Tiranës dhe Durrësit. Goditja më e fortë ndodhi në orën 01:52, me madhësi 3.2 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 9 kilometra në jug-perëndim të Mamurrasit.
Goditja e dytë ka ndodhur në orën 1:54, me madhësi 2.1 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në perëndim të Tiranës.
Goditja e tretë ka ndodhur në orën 2:24, me madhësi 2.4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 27 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 6 kilometra në jugperëndim të Mamurrasit.
Thellësia e goditjeve ishte 12 kilometra nga sipërfaqja e tokës.