Shqipëria hap kufijtë: Turistët mund të hyjnë pa paraqitur asnjë test të Covid-19 apo dokument

Nga Exit News
Shqipëria hap kufijtë: Turistët mund të hyjnë pa paraqitur asnjë test të Covid-19 apo dokument

Turistët e huaj, të cilët do të vizitojnë vendin nuk do të paraqesin në kufi asnjë dokument, as testin Covid-19, as testin serologjik, as dokumentin e vaksinimit, që prej 1 qershorit. Madje qeveria ka hequr edhe detyrimin e karantinimit 14 ditor për turistët që hyjnë në rugë tokësore. Njoftimi u bë nga Ministria e Jashtme të shtunën, 5 qershor.

Turistët duhet tëi nteresohen vetëm për rregullat e vendeve të tjera që do të kalojnë tranzit për të ardhur në Shqipëri.

Për vizitorët nga vendet e treta, të cilët kalojnë transit në aeroportin e vendit për në vendet e BE-së, nuk duhet të dalin nga aeroporti, sepse nuk do të munden të vazhdojnë udhëtimin. Sepse “kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur”.

Në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ ka pika të automatizuar për pajisjen me maska dhe dezinfektantë. Në momentin e hyrjes në vend qytetarët duhet të plotësojnë një formular të vetëdeklarimit mbi simptomat e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>