![Aeroporti Nderkombetar i Tiranes Aeroporti i Rinasit Shqipëria hap kufijtë tokësorë e ajrorë brenda majit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/03/Aeroporti-Nderkombetar-i-Tiranes-Aeroporti-i-Rinasit.jpg)
Shqipëria do të hapë kufijtë tokësore dhe ajrorë brenda majit dhe do të nisë përgatitje për sezonin e ri turistik.
Kështu njoftoi kryeministri Edi Rama nga kuvendi:
“Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht. Kufijtë e Shqipërisë do të jetë të hapur. Ne do të përgatitemi për sezonin turistik.”
Ai theksoi nevojën për të zbatuar distancimin social dhe masat higjienike, pasi nëse do të ketë një valë të dytë koronavirusi, ajo do të jetë më e rëndë se kjo që po kalojmë.
Shqipëria mbylli kufijtë në mars, si masë për të ndaluar përhapjen e Covid-19.