Shqipëria ka vazhduar të goditet nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit

Shqipëria ka vazhduar të goditet nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit

Gjatë gjithë natës ka pasur goditje tërmeti në Zonën e Tiranës dhe Durrësit. Goditja më e fortë ndodhi në orën 00:07, me madhësi 4.4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 34 kilometra në perëndim të Tiranës.

Goditja e dytë e fortë ka ndodhur në orën 2:28, me madhësi 4.4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në perëndim të Tiranës.

Pas këtyre dy goditjeve të forta, zona u prek edhe nga 11 goditje të tjera me të vogla. Ato ishin nga 2.6 deri në 3.4 të shkallës Rihter.

Deri më tani nuk ka qytetarë të plagosur. Dëmet materiale të ndodhura në godina të ndryshme janë minimale.

Ndërkohë të gjitha bashkitë e qyteteve të prekura kanë ngritur ambjente pritëse për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>