Shqipëria kërkon korrigjimin e vendimit të arbitrazhit për Becchetin

Nga Exit News
Shqipëria kërkon korrigjimin e vendimit të arbitrazhit për Becchetin

Shqipëria ka kërkuar korrigjim të vendimit të gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, ICSID, për pagesën e 111 milionë eurove dëmshpërblim për prishjen e kontratës për hidrocentralin e Kalivaçit, me kompaninë e Francesco Becchetit.  Kjo kërkësë u regjistrua në 26 maj 2021, në gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, nga Sekretari i Përgjithshëm i Arbitrazhit.

Ndërkohë, Avokatura e Shtetit ka hapur tender për firmën ligjore e cila do të mbrojë vendin në këtë çështje.

Çfarë do të thotë korrigjim i vendimit:

Është e paqartë se për çfarë korrigjimi bëhet fjalë. Zakonisht korrigjimet lidhen me gabime në llogaritjen ose mënyrën e argumentimit të dëmshpërblimit, ose kur është zbardhur gabim vendimi i gjykatës.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia, që të ketë fakte të reja të cilat vënë në diskutim të gjithë vendimin.

Korrigjimi nuk është apelim, ai lidhet vetëm me korrigjime të vogla.

Historiku:

Vendimi për dëmshpërblimin u morr më 2 prill 2021 nga Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore.

Sipas vendimit të ICSID, qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.

Beccheti ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Shqipërisë në Austri, deri në likujdimin e detyrimit nga shteti shqiptar.

Duke filluar që nga vitit 2014, Beketi dhe kompanitë e tij kane hapur një sërë çështjesh kundër Shqipërisë pranë arbitrzhit dhe gjykatave ndërkombëtare.

LEXO  Meta kërkesë për herë të 3 Avokaturës së Shtetit për çështjet në arbitrazh kundër Shqipërisë

Janë hapur dhe zhvilluar katër proces arbitazhi prej të cilave 3 janë fituar nga Shqipëria ndërsa çështja për konfiskimin e aseteve u humb dhe shteti shqiptar duhet t’i paguajë Becchettit 111 milionë euro.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme