Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision

Shqipëria u kualifikua në finalen e festivalit të muzikës europiane Eurovision. Vendi përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën Karma.

Gjatë gjysmëfinales së dytë, në total u kualifikuan 10 vende: Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe San Marino.

Ndërsa në gjysëm finalen e parë u kualifikuan Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro , Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

Finalja e Eurovisionit do të jetë të shtunën me 22 maj.

Kjo është hera e parë që prej pandemisë, që Eurovision po zhvillon ceremoninë. Eurovisioni 2020 u anullua për shkak të pandemisë. Ai ishte parashikuar të mbahej në maj.

Rezultati më i mirë i vendit është arritur në vitin 2012 me përfaqësimin e këngëtares Rona Nishliu, e cila u rendit në vendin e 5.

Ndërkohë vendi ka marrë pjesë për herë të parë në vitin 2004 me Anjeza Shahinin. Ajo u rendit në vendin e 7.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>