Shqipëria ka marrë të hënën 208 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të prodhuar nga kompania kineze Sinovac.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se kjo ishte dërgesa e fundit që parashikohej në kontratën e nënshkruar me kompaninë.
“Tashmë kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj kontrate, duke siguruar në total për këtë kontratë 500 mijë doza vaksine,” u shpreh Manastirliu.
Shqipëria ka marrë deri tani 700 mijë doza vaksinash, sipas ministres, e cila shtoi se 8 mijë doza AstraZeneca priten në mbrëmje.
Sipas shifrave të ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë vaksinuar 333,330 mijë persona.