Shqipëria merr edhe 208 mijë doza të vaksinës kineze

Nga Exit News
Shqipëria merr edhe 208 mijë doza të vaksinës kineze

Shqipëria ka marrë të hënën 208 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të prodhuar nga kompania kineze Sinovac.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se kjo ishte dërgesa e fundit që parashikohej në kontratën e nënshkruar me kompaninë.

Tashmë kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj kontrate, duke siguruar në total për këtë kontratë 500 mijë doza vaksine,” u shpreh Manastirliu.

Shqipëria ka marrë deri tani 700 mijë doza vaksinash, sipas ministres, e cila shtoi se 8 mijë doza AstraZeneca priten në mbrëmje.

Sipas shifrave të ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë vaksinuar 333,330 mijë persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>