
Sot, e premte pritet të vijnë 38,400 vaksina të kompanisë AstraZeneca.
Vendi ka marrë deri më tani 32,565 doza të vaksinës së Pfizer.
Një ditë më parë ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pohoi se me këto doza të reja do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.
Ajo njoftoi se në prill do të vijnë dhe 68 mijë doza të cilat do të mundësojnë nisjen e valsinimit masiv.