Shqipëria merr pjesë në stërvitjen ushtarake “Anadolu-21”

Nga Exit News
Shqipëria merr pjesë në stërvitjen ushtarake “Anadolu-21”

Ushtria shqiptare po merr pjesë në stërvitjen e Forcave të Bashkuara Speciale “Anadolu-21” e cila zhvillohet nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë stërvitje marrin pjesë 7 vende, Azerbajxhanit, Katarit, Kazakistanit, Pakistanit dhe Uzbekistanit ndërsa edhe me pjesëmarrjen si vëzhgues të Kosovës dhe Mongolisë.

Stërvitja ka nisur më 28 qershor, nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, në Ankara.

Aktiviteti ushtarak ka qëllim zhvillimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet elementëve të Forcave Speciale, për të ndarë informacionin dhe përvojën reciproke si dhe zhvillimin e aftësisë për të kryer operacione së bashku.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme