Shqipëria merr Presidencën e OSBE 2020

Nga Stafi i Exit
Shqipëria merr Presidencën e OSBE 2020

Shqipëria merr sot Presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama.

Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën” u shpreh ai.

Në dhjetor të 2018 Këshilli i Ministrave të Jashtëm vendosën që Shqipëria të merrte presidencën 2020 të OSBE.

OSBE është organizatë që ka që në fokus sigurinë dhe bashkëpunimin e vendeve anëtare të saj. Ajo u krijua në vitin 1975 dhe ka 57 shtete anëtare.Veprimtaria e OSBE përfshin gjithashtu kontrollin e armëve, promovimin e të drejtave njerëzore, lirinë  e shtypit dhe zgjedhjet e ndershme. OSBE angazhohet gjithashtu në parandalimin e konflikteve, menaxhimin e krizave dhe reabilitimin post-konflikt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>