Shqipëria u rendit e 20-ta nga 153 vende në Indeksin Botëror për Diferencat Gjinore të kryer nga Forumi Botëror i Ekonomisë.
Shqipëria la pas Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën, Austrinë dhe Hollandën dhe të gjitha vendet e Ballkanit. Shqipëria u vlerësua me 0.769 pikë nga 1 të mundshme. Ndërsa nga viti 2018, ajo humbi 6 vende si pasojë e ngritjes së vendeve të tjera, por vlerësimi i Shqipërisë ka mbetur i njëjtë, nuk ka lëvizur as presja nga viti i kaluar.
Sipas raportit, Shqipëria është një nga pesë vendet kryesore, që kanë përparuar më shumë në krahasim me vendet e tjera. Ajo rreshtohet në krah me Spanjën, Etiopinë, Malin dhe Meksikën, të gjitha e zvogluan hendekun gjinor me 3.4 përqind e lart. Kjo, sqaron raporti, është tregues i rritjes thelbësore të pranisë së gruas në institucionet politike.
Indeksi vlerëson përfshirjen e grave në shoqëri sipas disa kategorive. Kështu:
Shqipëria renditet e 36 në pjesmarrjen e gruas në fushën ekonomike të vendit dhe mundësive, ndërsa renditet e 40 për shkollimin e gruas duke u përmirësuar ndjeshëm në 14 vitet e fundit.
Sipas të dhenave, 55.9 përqind e grave punojnë dhe 97.8 përqind e të gjitha grave janë të shkolluara. Për më shumë 93,7 përqind ndjekin edukimin bazë, 89.2 përqind prej tyre vazhdojnë edukimin e mesëm, dhe 67.6 përqind mbarojnë universitetin.
Gratë në Shqipëri janë më të shkolluara se sa meshkujt, dhe kanë më shumë gjasa të kenë një profesion ose një punë teknike. Fatkeqësisht, vetëm 18.1 përqind e grave që punojnë janë në pozicione drejtuese si pronare apo drejtuese të larta. Në Kuvend ka më pak gra se sa burra deputet, por në qeveri, 53.3 përqind e ministrave janë gra. Por pavarësisht kësaj, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë një drejtuese shtetit femër.
Vetëm 21.74 përqind e ditës së punës paguhet për gratë, dhe vetëm 3.47 përqind për meshkujt, kjo do të thotë se gratë bëjnë gati një të katërt me shumë punë se sa meshkujt, në shtëpi ose në punë, falas.
Gratë shqiptare janë më mirë në arte, shkenca sociale, shëndetësi, gazetari, shkencat humane në krahasim me meshkujt.
Fatkeqësisht, në terma të shëndetësisë dhe mbijetësës, Shqipëria ka rënë 35 vende, duke u renditur e 145 nga 153 vende që prej vitit 2006. Kjo për shkak të shifrave të larta të dhunës gjinore dhe të vdekshmërisë foshnjore.
Gruaja shqiptare mesatarisht lind 1.62 fëmijë, dhe shtatëzania e parë është rreth moshës 27.5 vjeç. 12.5 përqind e grave nuk kanë akses në programet e planifikimit familjar, përfshirë kontraceptivët ose abortin. Martesat me fëmijë janë të ulta, raporti ka gjetur se vetëm 7.2 përqind e grave shqiptare janë martuar brenda moshës 16 deri në 19 vjeç.