Shqipëria, ndër vendet me hendekun më të madh në botë mes të pasurve e të varfërve

Shqipëria, ndër vendet me hendekun më të madh në botë mes të pasurve e të varfërve

Shqipëria është ndër katër vendet e renditur më keq në botë për angazhimin e qeverisë për uljen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Kështu raporton Oxfam, organizata ndërkomëbtare që vëzhgon politikat e 152 shteteve për të ulur pabarazitë në vend.

Në këtë raport merren në shqyrtim tre elementë:

1. Shpenzimet e qeverisë për shërbimet publike siç janë arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale;

2. Tatimet progresive, ku kompanitë dhe individët që fitojnë më shumë tatohen më shumë për të shpërndarë burimet në shoqëri dhe për të siguruar financimin e shërbimeve publike;

3. Paga më të larta për punëtorët e zakonshëm dhe më shumë të drejta në punë, veçanërisht për gratë.

Në total, për të treja elementët Shqipëria renditet si vendi i katërt më i keq në botë për angazhimin në luftën kundër pabarazisë. Ndërsa për strukturën e taksave Shqiëpria renditet e fundit mes 152 shteteve.

Vendet e Evropës Veriore si Suedia, Belgjika dhe Danimarka janë në krye të listës.

Në javët e fundit, kryeministri Edi Rama është përpjekur të reklamohet në shtypin ndërkombëtar si hero i demokracisë sociale në Evropë. Megjithatë, këto shifra tregojnë se nën qeverinë e tij Shqipëria nuk ka bërë aspak përparim në përmirësimin e jetës së njerëzve më të varfër në shoqëri, duke lënë pas dore shëndetin, arsimin dhe mbrojtjen sociale, duke ruajtur një strukturë tatimore që mbron oligarkët afër tij .

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>