Shqipëria, ndër 10 shtetet në botë që ka pësuar plakjen më të shpejtë të popullsisë

Shqipëria, ndër 10 shtetet në botë që ka pësuar plakjen më të shpejtë të popullsisë

Shqipëria është ndër 10 shtetet në botë që ka pësuar plakjen më të shpejtë të popullsisë gjatë viteve 2000-2011. Këtë përfundim e nxjerr Organizata e Kombeve të Bashkuara në Raportin e Plakjes Globale 2017.

Bazuar në të dhënat e marra nga censusi i fundit i vitit 2011 dhe të dhënat e vitit 2017, shqiptarët mbi  60 vjeç në vitin 2017 janë shtuar me 93 mijë krahasuar me vitin 2011. Në vitin 2011, kjo grupmoshë zinte 15,4 për qind, ndërsa në vitin 2017 kjo grupmoshë zinte 19 për qind të gjithë totalit të popullsisë.

OKB parashikon se në vitin 2030 kjo grupmoshë do të zërë 26.6 për qind të popullsisë totale, por kjo llogaritje është bërë bazuar në projeksione normale, pa marrë parasysh se mund të ketë valë të mëdha emigracioni.

Një tjetër faktor që pritet të ndikojë ndjeshëm në plakjen e popullsisë është norma e ulët e lindshëmrisë. Sipas INSTAT, kjo normë në vitin 2017 ishte 1,48 për grua, që do të thotë se në 100 femra pritet të lindin 148 fëmijë.  Kjo normë është jo vetëm ndjeshëm më e ulët se norma e zëvendësimit, 2,1 fëmijë për grua, por prej vitesh tashmë ka tendecë të ulet gjithnjë e më tepër.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>