“Kompetencat në kohë emergjence nuk duhet të jenë një armë që qeveria të heshtë kritikat, të kontrollojë popullsinë dhe madje të fuqizojë pozitat e saj politike. Ato duhet të përdoren për të përballuar në mënyrë efektive me pandeminë – asgjë më shumë, asgjë më pak. “
Këto janë fjalët e Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, e cila lëshoi një deklaratë dje, duke u bërë thirrje qeverive të sigurojnë që të drejtat e njeriut nuk cenohen nën maskën e masave emergjente.
Ajo tha se shteteve u lejohet të kufizojnë disa të drejta në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik dhe nëse deklarohet një gjendje e jashtëzakonshme, ato fitojnë disa fuqi shtesë. Por në të dy rastet, kufizimet duhet të jenë të domosdoshme, proporcionale dhe jo-diskriminuese. Ajo shtoi se ato gjithashtu duhet të jenë me kohëzgjatje të kufizuar.
Të drejtat siç janë e drejta për jetën, ndalimi ndaj torturës dhe keqtrajtimit dhe e drejta për tu ndaluar në mënyrë arbitrare vazhdojnë të zbatohen në të gjitha rrethanat.
Masat dhe ligjet e miratuara në disa vende përmbajnë referenca për vepra të jo të përcaktuara qartë, shoqëruar ndonjëherë me dënime të ashpra, duke nxitur shqetësime që ato mund të përdoren për kundër medias dhe për të kapur kritikët dhe kundërshtarët. Megjithëse masat për të kufizuar lëvizjen dhe grumbullimin janë të ligjshme në rrethana të tilla, besimi dhe monitorimi i publikut janë thelbësore që ato të jenë efektive.
“Është e rëndësishme të ndalosh keqinformimin, por kufizimi i shkëmbimit të lirë të ideve dhe informacionit jo vetëm që shkel të drejtat, por minon besimin. Informacioni i rremë në lidhje me COVID-19 paraqet një rrezik të madh për njerëzit. Por të njëjtin efekt kanë dhe vendimarrjet e gabuara, ”tha Komisionerja e Lartë.
“Cenimi i të drejtave të tilla si liria e shprehjes mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme në përpjekjet për të përmbajtur COVID-19 dhe efektet anësore të tij shkatërruese socio-ekonomike .”
Bachelet tha që shumë shtete kanë miratuar masa të arsyeshme por ka pasur “raste thellësisht shqetësuese” ku qeveritë duket se po përdorin pandeminë si një mbulesë për cenimin e sundimit të ligjit, shkeljen e të drejtave të njeriut, kufizimin e lirive themelore dhe hapësirën qytetare.
“Duke pasur parasysh natyrën e jashtëzakonshme të krizës, është e qartë se shtetet kanë nevojë për fuqi shtesë për ta përballuar atë. Sidoqoftë, nëse sundimi i ligjit nuk respektohet, atëherë emergjenca e shëndetit publik rrezikon të shkaktojë tragjedi tek të drejtat e njeriut, me efekte negative që do të tejkalojnë vetë pandeminë, “përfundoi ajo.
Kombet e Bashkuara publikuan një udhëzues për shtetet, se si të zbatojnë masat emergjente, duke ruajtur të drejtat e njeriut. Të gjitha masat e zbatuara duhet të jenë të ligjshme, të nevojshme, proporcionale dhe jo-diskriminuese. Kufizimet gjithashtu duhet të interpretohen në mënyrë rigoroze dhe në favor të së drejtës konkrete. Për më tepër, barra e provës për kufizimet të të drejtave bie mbi qeveritë.
Për më tepër, dokumenti udhëzon që informacioni i mjaftueshëm në lidhje me legjislacionin dhe masat e urgjencës duhet të komunikohet me shpejtësi dhe në të gjitha gjuhët, për ti ardhur në ndihmë dhe komuniteteve të huaja.
Kjo nuk ndodhi në Shqipëri siç raportoi Exit, sepse të gjitha masat e qeverisë u njoftuan vetëm në Shqip, domethënë anëtarët e grupeve të pakicave duhet të kërkonin informacion diku tjetër.
Transparenca dhe e drejta për informim gjithashtu duhet të garantohet. Liria e mediave duhet të mbrohet pasi “gazetaria ka funksion thelbësor gjatë emergjencës,” shkruhet në udhëzimet e OKB-së.
Dokumenti kërkon që dënimet për shkeljen e masave duhet të jenë proporcionale dhe kufizimi i lirisë duhet të jetë mjet i fundit.
Kohët e fundit Shqipëria miratoi ndryshime në kodin penal , me anë të të cilave masa shkelësit e masave mund të dënohen deri në 15 vjet burg. Këto ndryshime u kritikuan si antikushtetuese dhe jopoporcionale.
Udhëzimi i OKB-së gjithashtu kritikon ndëshkimet penale për vepra penale në lidhje me informacionin. Përhapja e keqinformatave mund të kundërshtohet nga shteti që promovon kontrollimin të pavarur të fakteve, arsimimin, shkrim-leximin e mediave dhe në radhë të parë duke siguruar informacion të qartë, të besueshëm.
Për sa i përket ndërhyrjes ushtarake, OKB thotë se ushtria nuk duhet të kryejë funksione policie. Kjo duhet të ndodhë vetëm në situata të jashtëzakonshme për periudha të kufizuara dhe rrethana të përcaktuara qartësisht.