Shqipëria nënshkruan marrëveshje me SHBA për gazin e lëngshëm natyral

Nga Exit News
Shqipëria nënshkruan marrëveshje me SHBA për gazin e lëngshëm natyral

Shqipëria nënshkroi të premten marrëveshje bashkëpunimi në SHBA-të për të futur në Shqipëri gaz të lëngshëm natyral (LNG).

Termocentrali i Vlorës, pas kësaj marrëveshje do të shndërrohet me gaz të lëngshëm natyral.

“Një zhvillim fantastik për Energjetikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane”, shkroi kryeministri Edi Rama të premten në Facebook.

Të premten u mbajt online Forumi Ekonomik i Tiranës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për “vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri”.

Ky projekt do të ndërtojë një terminali të ri gazifikim dhe do të shpërndajë në shkallë të vogël e LNG, duke shndërruar Vlorën në një HUB rajonal.

I pranishëm në takimin online ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë amerikane tha se “projekti duhet të sjellë transformim në Shqipëri, por edhe në rajon, për burimet e brendshme hidrokarbure që është gazi natyror”.

Ai tha se roli kyç është furnizimi me energji. “Ne jemi pjesëmarrës në 13 projekte globale”, tha ai,

Sa i përket pjesës marrëse ai tha se kompania ka zhvilluar edhe projekte offshore. “Pres mundësi që të optimizojmë atë çfarë kemi bërë në përfitim të këtij projekti. Kemi një kapacitet prej 70 milion të gazit të lëngshëm natyror dhe jemi lider në energji”, shtoi ai.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja amerikane Yuri Kim e vendosi theksin tek problemi me korrupsionin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>