Shqipëria është një nga gjashtë vendet që ka vendosur të zgjasë sanksionet ndaj Rusisë si kundërpërgjigje për aneksimin e Krimesë.
Më 18 qershor, Këshilli Evropian miratoi ndryshimin që zgjat më tej sanksionet kufizuese deri më 23 qershor 2021.
Shqipëria bashkë me Malin e Zi, Islandën, Norvegjinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë kanë vendosur të zbatojnë vendimin e Këshillit. Ata kanë rënë dakord që politikat e tyre kombëtare do të jenë në përputhje me vendimin.
Sanksionet ekonomike të BE-së ndaj Rusisë u vendosën në vitin 2014, si përgjigje ndaj pushtimit të Krimesë nga Rusia.
Sanksionet kishin për qëllim goditjen e sektorit të energjisë, indrustrisë së mbrojtjes dhe financave. Vendosja e sanksioneve e bëri më të vështirë hyrjen e Rusisë në tregjet kapitale evropiane. Shqipëria iu bashkua nismës së BE-së që në vitin 2014.