Shqipëria- pjesë e luftës së SHBA-ve ndaj korrupsionit ndërkombëtar

Nga Exit News
Shqipëria- pjesë e luftës së SHBA-ve ndaj korrupsionit ndërkombëtar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të enjten një riorientim në politikën e jashtme, duke e konsideruar korrupsionin ndërkombëtar si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ne do të kemi synim të veçantë përballjen me korrupsionin, i cili shkatërron demokracinë nga brenda dhe armatos gjithnjë e më shumë shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike,” shkruhet në deklaratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Për këtë qëllim, presidenti Biden ka nxjerr një Memorandum për Studimin e Sigurisë Kombëtare, i cili drejton agjensitë të shqyrtojnë mënyrat se si mund të luftohet korrupsioni dhe se si të vihen para përgjegjësisë personat e korruptuar.

Deri tani Shtetet e Bashkuara kanë luftuar korrupsionin në nivel ndërkombëtar, kryesisht përmes dy instrumenteve: aktivizimin e seksionit 7301/C per shpalljen non grata të personave që akuzohen për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe Aktin Magnitsky.

Deri tani janë përcaktuar si non grata nga Sekretari amerikan i Shtetit 151 individë, nga më shumë se 30 vende të botës.

Ndërsa akti  “Magnitsky” përfshin sanksione më të rrepta: bllokimin e veprimeve financiare, aseteve dhe hyrjen në SHBA.

Ky akti u miratua nga Barack Obama në vitin 2012, me qëllim dënimin e zyrtarëve rus që burgosën një avokat vendas me të njëjtin emër pasi denoncoi korrupsionin financiar në Rusi.

Në të njëjtën ditë me njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënuan 3 personat më të fuqishëm në Bullgari dhe 60 kompani biznesi të lidhura me ta.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, përmes publikimit të këtij akti të ri paralajmëroi dënime të tjera për politikanë e zyrtarët e lartë në vend të përfsahirë në korrupsion.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>