Shqipëria pranon strehimin e disa qindra afganëve

Nga Exit News
Shqipëria pranon strehimin e disa qindra afganëve

Shqipëria ka pranuar të strehojë disa qindra afganë, të cilët kanë punuar për qeverinë amerikane.

Kryeministri Edi Rama tregoi të dielën se ka pranuar dy kërkesa nga organizata jofitimprurëse amerikane për strehimin e afganëve në vend.

“Kjo është arsyeja morale pse ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>