Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se një qytetar 74 vjeç nga Kurbini ka humbur jetën nga COVID-19, në 24 orët e fundit.
Bëhet fjalë për viktimwn e parë, pas mbi një muaji pa raportim fatalitetesh për vendin. Viktima e fundit u shënua më 26 qershor.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 3 316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetar, nga këto rrethe: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.
Nga 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, 17 pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar në Spitalin Infektiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 qytetarë , duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3316
Testime totale 889,044
Raste pozitive 132,952
Raste të shëruara 130,174
Raste Aktive 321
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 115
Elbasan 45
Kukës 32
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 16
Durrës 16
Shkodër 15
Korçë 10
Berat 8
Gjirokastër 4