Shqipëria riatdheson 13 gra dhe fëmijë nga kampet siriane

Nga Exit News
Shqipëria riatdheson 13 gra dhe fëmijë nga kampet siriane

Shqipëria riatdhesoi 13 persona, katër gra dhe nëntë fëmijë, nga kampet Al-Hawl dhe Roj të Sirisë të premten, thanë burimet për Euronews Albania.

Ky është numri i dytë më i madh i të riatdhesuarve që nga nisja e luftës civile në Siri në vitin 2011. Kjo shtyu një numër të panjohur shqiptarësh të bashkohen me grupe të ndryshme që luftojnë kundër trupave qeveritare të Bashar al-Asad, përfshi këtu edhe Shtetin Islamik (ISIS).

Ndërsa nuk ka të dhëna zyrtare për dhjetëra burra shqiptarë të vrarë, që ende luftojnë apo jetojnë në rajon, gratë dhe fëmijët e shumë prej tyre jetojnë prej vitesh në të dy kampet.

Në vitin 2021, qeveria shqiptare riatdhesoi 19 fëmijë dhe gra dhe bëri të njëjtën gjë për pesë fëmijë të tjerë dhe një grua në dy operacione të mëparshme në vitin 2020.

Vitin e kaluar, Gledis Nano, kreu i operacionit, tha se ka dhjetëra shqiptarë të tjerë në kampe, por jo të gjithë pranojnë të kthehen në shtëpi. Shqipëria ka bashkëpunuar me shërbimet inteligjente të një sërë vendesh, veçanërisht me qeverinë libaneze për riatdhesimet.

 

EU funded RDN

Ky artikull është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të Projektit “Reporting Diversity Network 2.0”, nën skemën e mbështetjes së granteve të vogla.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e “New Policy Group” dhe, si e tillë, nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Rrjetit të Raportimit të Diversitetit 2.0.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>