Shqipëria shtyn vaksinimin e mësuesve të Kosovës, ka mungesë vaksinash

Nga Exit News
Shqipëria shtyn vaksinimin e mësuesve të Kosovës, ka mungesë vaksinash

Kosova  ka njoftuar se Shqipëria do të shtyjë vaksinimin e mësuesve të Kosovës, të cilët do të vaksinoheshin në Shqipëri.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia bëri me dije lajmin në një konferencë për media dhe tha se shtyrja është bërë pasi nuk ka ma sasi të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer.

Ai shtoi se ka pasur kontakte të vazhdueshëm me ministren e shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu. Ministri i Kosovës tha se Manastirliu i ka premtuar se sapo të mbërrijnë dozat e tjera të këtyre vaksinave do të nis vaksinimi i mësuesve.

“Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me “Sinovax“, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi”, tha Vitia.

Ai tha se Kosova po pret 76 mijë vaksina nga programi COVAX si dhe ndihmat nga Komisioni Europian.

Shqipëria ka vaksinuar të moshuarit, mësuesit dhe stafin shëndetësor, e tani ka nisur vaksinimin e gazetarëve të terrenit dhe ka njoftuar se do të vaksinojë personat mbi 60 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>