Shqiptarët të parët në Irlandë për numrin e azilkërkuesve në 2019

Nga Redaksia
Shqiptarët të parët në Irlandë për numrin e azilkërkuesve në 2019

965 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin 2019 në Irlandë, duke u renditur të parët në listën e aplikimeve për azilantë në Irlandë. Kështu shkruan gazeta irlandeze “The Irish Times”.

Ministri irlandez i Drejtësisë, Charlie Flanagan u shpreh për gazetën “The Irish Times” në janar 2020 se numri i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë ka qënë i lartë dhe vazhdon të rritet.

Kështu, në vitin 2014 u regjistruan 99 kërkesa për azil; në vitin 2015 u regjistruan 214 kërkesa; në vitin 2016 u regjistruan 222 aplikime; në vitin 2017 u regjistruan 282 aplikime — më shumë se çdo vend tjetër përveç Sirisë.

Autoritetet irlandeze sqarojnë se Shqiptarët hyjnë në Irlandë me dokumenta false udhëtimi dhe më pas kërkojnë azil.

Irlanda ka nisur hetimin për një bandë shqiptare kriminale ndërkombëtare, e cila mendohet se është e përfshirë në trafikimin e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Një nga drejtuesit kryesor të këtij grupit u arrestua nga policia irlandeze gjatë muajve të fundit të 2019 dhe një hetim i rëndësishëm po vazhdon.

Ata shprehen se politikat shkurajuese të ndërmarra nga Shqipëria, rritja e kontrolleve nga linjat ajrore dhe nga policia kufitare kanë dhënë efektet e para duke ulur numrin e kërkesave për azil gjatë muajit tetor 2019.

Shqipëria është vend i sigurtë origjine dhe kërkesat për azil nuk janë të mbështetura as nga klima politike dhe as nga siguria në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>