Kryeministri Edi Rama paditi dje Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në gjykatën e Kosovës për shpifje.
Rama u shpreh që në tetor të 2019, në emisionin Opinion se do ta padiste Haradinajn, për deklaratën se kryeministri Rama në bashkëpunim me Vuçiçin dhe Thaçin do të grabisnin 10 miliardë € gjatë ndarjes së Kosovës.
Pas lajmit të padisë, Kryeministri Haradinaj tha se “padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë”.
Ndërsa gazetari Berat Buzhala e quajti veprimin e Kryeministrit përkeqësim të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Khuuu, erdhëm në ditë që Kryeministri i Shqipërisë me e paditë Kryeministrin e Kosovës, kurse Presidentin e Serbisë me e shëtitë nëpër ekskursion nëpër familjet shqiptare”, shkroi ai në Facebook.
Kjo është hera e parë në historinë e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri që një kryeministër shqiptar padit homologun e tij.