Shqiptarët besojnë çdo gjë të shkruar: të parët në Evropë për besimin në shtyp, të dytët për rrjetet sociale

Nga Alice Elizabeth Taylor
Shqiptarët besojnë çdo gjë të shkruar: të parët në Evropë për besimin në shtyp, të dytët për rrjetet sociale

Shqiptarët besojnë shumë në media, në veçanti në median e shkruar—më shumë se çdo vend evropian, sipas raportit të Shërbimit të Inteligjencës Mediatike EBU.

Në raportin “Besimi në Media 2020”, analizohet si qytetarët e vendeve europiane e perceptojnë median.

67 për qind e shqiptarëve besojnë në atë çfarë dëgjojnë në radio, 66 për qind besojnë në televizion, dhe 77 për qind besojnë shtypin e shkruar. 42 për qind e shqiptarëve besojnë median, 39 për qind prej tyre kanë besim mesatar dhe vetëm 19 për qind nuk besojnë. Më pak se sa 20 për qind e popullsisë nuk besojnë në media, Shqipëria kryeson vendet e Evropës për nivelin e lartë të perceptimit të medias nga publiku, sipas këtij raporti.

Raporti mbledh rezultate nga disa studime përfshirë edhe sondazhin e Komisionit Evropian, Eurobarometrit të 92-të Standart, Raportimin e Institutit Digjital të Lajmeve 2019, GlobalWebIndex, rregullatori britanik Ofcom.

Në fakt, niveli i besimit të shqiptarëve median e shkruar ishte më i lartë nga të gjitha vendet e vëzhguara, duke kaluar Hollandën, Finlandën, Suedinë dhe Danimarkën.

Niveli i besimit të shqiptarëve, matur sipas indeksit, është rritur me 26 pikë nga viti 2009 në 2019.

Shqiptarët gjithashtu, besojnë në internet më shumë se qytetarët e vendeve të tjera evropiane. 48 për qind e tyre besojnë në ato që lexojnë në internet, 9 për qind nuk janë të sigurtë, ndërsa 43 për qind nuk besojnë.

Shqipëria renditet e treta, vetëm pas Bullgaria dhe Hungarisë, ndërsa britanikët dhe suedezët janë ata që besojnë më pak në internet.

41 për qind e shqiptarëve besojnë çfarë shohin në median sociale, të dytët vetëm pas bullgarëve me 46 për qind, ndjekur nga Turqia, Rumania dhe Hungaria ndërsa britanikët, suedezët dhe francezët renditen në fund të listës.

Vendet evropiane besojnë më shumë në radio dhe në TV më shumë se sa në median e shkruar, por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Raporti thekson se sa më i lartë është besimi në radio dhe në TV, aq më e lirë është media në atë vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>