Shqiptarët luftojnë për Teatrin e tyre Kombëtar

Shqiptarët luftojnë për Teatrin e tyre Kombëtar

Me titullin e “Shqiptarët luftojnë për Teatrin e tyre Kombëtar” gazeta austriake Der Standart ka botuar një artikull i cili flet për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Më poshtë Exit.al sjell artikullin e plotë në shqip.

***

Një ligj i dyshimtë që lejon shitjen e tokës publike tek një kompani private ndërtimi

Ata  lëkundin flamuj shqiptarë dhe të BE-së, duke bërë zhurmë me bilbilë. Nëse teatri së shpejti do të shkatërrohet, ata do të qëndrojnë përballë makinerive edhe nëse do të arrestohen. Që nga shkurti, artistë, qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në qendër të kryeqytetit Tiranë. Çdo ditë takohen në gjashtë e gjysëm të mbrëmjes për të kundërshtuar planet e qeverisë.

Presidenti i Republikës  nuk e ka dekretuar  ligjin e shembjes dhe opozita është mbështetëse e protestës. Por kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë fushatë për shkatërrimin e teatrit për shumë vite, duket se ka sukses.

Qeveria argumenton se teatri nuk mund  të rinovohet sepse është i rrënuar. Ndërtesa u projektua në 1939 nga arkitekti italian Giuglio Bertè dhe ka shërbyer si Teatër Kombëtar që nga viti 1947. Ai i përket një ansambli arkitekturor italian në qendër të qytetit të Tiranës.

Mosmarrëveshja mbi tokën

Qytetarët dhe aktivistët kritikojnë qeverinë për shitjen e një pjese të madhe të tokës, në të cilën do të ndeërtohet ndërtesa e re tek kompania private përmes një ligji të ri që hyri në fuqi në fund të tetorit.

Protestuesit kritikojnë faktin se përmes ligjit të ri, 8.500 metra katrorë të tokës publike praktikisht po i dhurohen kompanisë Fusha shpk – ligji është përshtatur pikërisht për këtë projekt. Kompania Fusha shpk ishte edhe porositësi i prjektit të teatrit tek firma daneze e arkitektureës Bjarke Ingels, edhe kjo e fundit kliente e qeverisë.

Protestuesit – duke përfshirë artistë të mirënjohur, Shoqatën e Arkitektëve dhe disa regjizorë- kritikojnë projektin e Ramës jo vetëm për mos ruajtjen e monumenteve, por edhe për organizimin e tenderit në shkelje të ligjit të konkurrencës dhe planit të përgjithshëm pak të njohur për Teatrin e Ri.

Ata dyshojnë se do të jetë kompania private e ndërtimit e cila do  të përfitojë më së shumti nga projekti, ndërsa qytetarët do humbasin hapësirën publike. Sipas planeve, ndërtesat e reja nuk do të përdoren vetëm për një teatër apo për qëllime të tjera publike, por kryesisht si hapësirë tregtare, për dyqane ose për zyra. Pavarësisht kërkesave drejtuar qeverisë, ajo nuk i është përgjigjur shqetësimeve të protestueve.

Ligji nuk mund të kundërshtohet

Aktivistët në mbrojtje të tetarit thonë se ligji, i cili është jokushtetues, nuk mund të kundërshtohet. Kjo sepse që nga fillimi i vitit, si pasojë e reformës gjyqësore në Shqipëri —një nga elementet kryesore të vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve – janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke e shpërbërë atë. Aktualisht, vetëm dy nga nentë anetarë të Gjykatës  Kushtetuese janë në detyrë. Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të funksionojë  dhe nuk mund të shqyrtojë çështje.

Një situatë e ngjashme është krijuar edhe me Gjykatën e Lartë. Aktualisht në detyrë janë vetëm katër gjyqtarë, ndërsa afërsisht gjysma e anëtarëve kanë dhënë dorëheqjen. Edhe kjo gjykatë mund të ndodhë që të mbetet me pak anëtarë , për shkak të  shkarkimeve. Në vetvete, reforma e gjyqësorit, e para e këtij lloji në Europën Juglindore, po rrezikon ngeljen e vendit pa gjykata.

Kushtetutshmëria

Dhe pikërisht ky është  problemi në rastin e Teatrit Kombëtar. Aktivistët shprehen të bindur se ligji i tetarit i miratuar nga shumica socialiste është antikushtetues – dhe ata kanë argumentet e tyre për të mbështetur këtë pohim .

Ekspertët kritikojnë mënyrën se si u zbatuar reforma në drejteësi. Ata shprehen se hapi i parë duhet të ishte vlerësimi i  kandidatëve të rinj të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në këtë mënyrë kandidatët e rinj të rivlerësuar të mund të zgjedheshin anëtarët e rinj për gjykatat më të larta të vendit dhe kështu do të shmangej krijimi i një vakuumi – parimisht ky ishte edhe qëllimi i reformës. Tani nuk ka as gjyqtar dhe as prokuror – akoma më keq, situata mund të mbetet e tillë për disa kohë. Përveç kësaj, Kuvendi nuk miratoi as ligji për  pranimet dhe emërimet e reja në shkollën e Magjistraturës.

Ekspertët besojnë se Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të ngrihet në vitin 2018 dhe se në gjysmën e parë të vitit 2019 fillon krijimi i Gjykatës së Lartë.

Por në rastin e Gjykatës Kushtetuese, mund të ndodhë që edhe në vitin e ardhshëm nuk do të emërohen gjyqtarë të rinj dhe Gjykata Kushtetuese nuk do të funksionojë.

Ndërkohë, Teatri mund të jetë shembur.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>