Shqiptarët nuk mund të bëjnë ende teste për Covid-19 me qëllim udhëtimin

Nga Exit News
Shqiptarët nuk mund të bëjnë ende teste për Covid-19 me qëllim udhëtimin

Deri më tani, në Shqipëri qytetarët nuk mund të bëjnë testime për Covid-19, me qëllim udhëtimin drejt vendeve që kërkojnë çertifikatë shëndetësore.

Shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi sqaroi të hënën se ‘për momentin sistemi publik ka për qëllim të testojë për përcaktimin e diagnoses, jo për qëllime udhëtimi apo për gjëra të tjera.’

Në vend ka vetëm dy laboratorë të cilët mund të kryejnë teste, laboratori i Institutit të Shëndetit Publik dhe i laboratori i Qendrës Spitalore Universitare. Testimet bëhen sipas një rregulli epidemiologjik, duke gjurmuar personat e kontaktit të pacienteëve me Covid-19.

Siç Exit News ka raportuar më parë, shumë vende, si psh. Austria, të cilat po hapin kufijtë, i kërkojnë udhëtarëve çertifikatë mjekësore të 4 ditëve të fundit, ku vërtetohet se personi nuk është i infektuar. Kjo lloj çertificate për momentin nuk mund të merret nga laboratorët shtetërore në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>