
Shqiptarët, të cilët do të udhëtojnë për në Slloveni ose përmes Sllovenisë do të duhet të karantinohen për 14 ditë.
Ndërsa, shqiptarët që vijnë nga një vend i BE-së për në Shqipëri, përmes kufirit slloven duhet të pajisen me çertifikatë që nuk janë të sëmurë me covid-19, nga shteti kufitar.
Sllovenia ka hapur kufirin me Austrinë, Italinë dhe Hungarinë. Qytetarët e BE-së që hyjnë nga këto pika kufitare nuk do t’i nënshtrohen regjimit të karatinës.