
Kompania e fluturimeve Wizz Air ka njoftuar se të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, duhet të kenë me vete testin PCR që tregon se nuk janë të infektuar me Covid-19. Testi duhet të jetë i 72 orëve të fundit.
Lajmin e ka bërë publik Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila ka publikuar njoftimin e kompanisë Wizz Air.
Qytetarët shqiptarë mund të kalojnë kufirin për në Maqedoninë e Veriut pa pasur test, por nëse do të duan të fluturojnë me avionët e linjës Ëizz Air, do të duhet të kenë test.
E njëjta kërkesë vlen dhe për qytetarët nga Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.