Shtatë bashki pranojnë dekretin e Metës: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

Shtatë bashki pranojnë dekretin e Metës: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

Shtatë bashki kanë pranuar dhe kanë nisur sot zbatimin e dekretit të Presidentit Meta për mos zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor.

Këto bashki janë: Bashkia e Shkodrës, e Skraparit, e Kukësit, e Matit, e Kavajës, e Delvinës dhe e Gjirokastrës.

Me anë të një kërkesë drejtuar Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, kryebashkiakët Voltana Ademi, Nesim Spahiu, Bashkim Shehu, Nezir Rizvani, Isa Sakja, Rigels Balili e Zamira Rami kanë kërkuar heqja e listave të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore, si dhe lirimin e ambienteve që do të përdoreshin si qendra votimi.

Sot më herët, Presidenti Meta deklaroi se pavarësisht kundërshtimeve të qeverisë dhe KQZ-së, dekreti “është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë”. Meta shtoi se “presidenti po mban parasysh me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>