
Administrata e Biden nuk do të ftojë Rusinë në grupin G7 të shteteve udhëheqëse botërore, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki të premten, duke u tërhequr nga qasja e ish-Presidentit Donald Trump për rianëtarësimin e Moskës.
Çdo ftesë për Rusinë për t’u bashkuar me G7 do të bëhet në partneritet me të gjithë anëtarët e grupit, u tha zëdhënësja gazetarëve raporton Reuters.
Trump qershorin e kaluar e kishte quajtur G7 “një grup shumë të vjetëruar vendesh” dhe tha se ai dëshironte të shtonte Rusinë, Australinë, Korenë e Jugut dhe Indinë në radhët e tyre.
Rusia u përjashtua në vitin 2014 nga grupi i vendeve më të zhvilluara në Botës pasi pushtoi Krimenë.