Ambasadori Donald Lu — Shtëpia e Bardhë e propozon si ambasador në Kirgizistan

Ambasadori Donald Lu — Shtëpia e Bardhë e propozon si ambasador në Kirgizistan

Shtëpia e Bardhë njofton se ambasadori Donald Lu është propozuar si ambasador në Kirgizistan. Ashtu siç Exit.al e ka lajmëruar dhe më parë, Ambasadori Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në korrik, pas tre vjet e gjysëm si Ambasador i SHBA-ve në Tiranë.

Sipas Nenit 2, Sesionin 2, Klauzola 2 e Kushtetutës së SHBA-ve, “presidenti duhet të propozojë, dhe me këshillën dhe lejen e senatit mund të emërojë ambasadorët e SHBA-së ….”.

Pas propozimit nga presidenti, kandidati merret në shqyrtim nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Senatit. Nëse ky komitet nuk gjen asgjë të dyshimtë rreth të propozuarit, cakton datën për një dëgjesë në Senat. Pas dëgjesës, Senati vendos nëse i propozuari nga Presidenti emërohet apo jo ambasador.

Përveç Ambasadorit Lu, këtë verë do të mbarojnë mandatet të gjithë zyrtarët më të lartë të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe misioneve në varësi të saj. Zëvendës Ambasadori David Muniz e mbaron mandatin dhe do të largohet nga Shqipëria në fund të gushtit. Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts do të largohet në fund të muajit korrik.

Shefi i Zyrës së OPDAT Jon Smibert do të largohet në fund të korrikut, ndërsa shefja e misionit të USAID-it Catherine Johnson do të largohet gjithashtu brenda verës.

Të vetmit drejtues aktualë që do mbeten në detyrë pas muajit gusht 2018 janë shefja e Seksionit Politik dhe Ekonomik Carson Relitz-Rocker, e cila është emëruar në Shqipëri vitin e shkuar dhe shefi i Zyrës Konsullore Daniel Koski i cili gjithashtu mbërriti në Shqipëri vitin e shkuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>