Afërdita Seiti: Shteti duhet të rrisë ndihmën për fëmijët me aftësi të kufizuara

Afërdita Seiti: Shteti duhet të rrisë ndihmën për fëmijët me aftësi të kufizuara

Shteti duhet të ngrejë programe për trajtimin e personave me aftësi të kufizuar intelektuale që në moshë të herëshme pasi ndihma e parë shenjon gjithë atë që vjen mbrapa.

Kështu u shpreh Afërdita Seiti drejtore e organizatës për personat me aftësi të kufizuar “Ndihmë për Jetën” në emsionin “Me Pak Fjalë” ndërsa foli për vështirësitë që hasin këto persona.

“Ndihma e parë që duhet të marrë fëmija duhet që direkt të fillojë shërbimet e ndërhyrjes së hershme”, tha Seiti.

Ajo nënvizoi se fëmijës i duhet bërë një vlerësim i të gjitha nevojave “kur kuptohet që devijon nga zhvillimi normal”.

Në Shqipëri këtë vlerësim e bëjnë vetëm dy qendra në Tiranë.

Më tej Seiti theksoi nevojën për të standardizuar ndërhyrjet e herëshme tek personat me aftësi të kufizuara. Në Shqipëri nuk ka një protokoll të qartë dhe ndërhyrjet janë bërë të ndryshme sipas diagonozave.

“Duhet të standartizohet kjo ndërhyrje e herëshme sepse prindi fillojnë nga një specialist në një specialit privatisht”, deklaroi Seiti.

Sipas saj terapia e përditshme për personat me aftësi të kufizuar intelektuale në moshë të herët do të ishte shumë e mirë për t’i bërë ata më të pavarur kur të rriten.

Megjithatë terapia e specializuar është një kosto që familjet e personave me aftësi të kufizuar e përballojnë të gjithë vetë.

Mesatarisht kostoja e terapisë është rreth 45 mijë lekë në muaj, ndërsa ndihma që marrin këta persona nga shteti është rreth 11 mijë lekë në muaj.

Një pjesë këtyre kostove duhet ta mbulojë shteti sipas Afërdita Seitit

“Të ngrihen programe për këtë dhe të fillojë ndërhyrja tek 0-6 vjeçët, të fillojnë terapitë individuale me fëmijën dhe këshillimi i familjes se si të sillet me fëmijën”, tha drejtuesja e “Ndihmë për Jetën”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>