Shtohen infektimet dhe viktimat nga COVID-19 në Kosovë

Nga Exit News
Shtohen infektimet dhe viktimat nga COVID-19 në Kosovë

Numri i të infektuarve me COVID-19 vijon të rritet në Kosovë.

Autoritetet njoftuan të premten se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima dhe 1128 të infektuar nga 7424 testime.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 305 persona. Ndërsa nga 30 deri 39 vjeç janë 231 të infektuar.

46 persona janë shëruar ndërsa raste aktive janë 5 493.

Në Kosovë janë vaksinuar me të dy dozat kundër COVID-19, 192 503 persona.

Të enjten qeveria e Kosovës njoftoi shtrëngim të masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>