Shtohen rastet e të infektuarve në Itali

Nga Exit News
Shtohen rastet e të infektuarve në Itali

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali ka vijuar të rritet, duke shënuar 11,705 raste të reja në 24 orët e fundit.

Zyrtarët raportojnë se tani po kryhen shumë më tepër testime krahasuar me periudhën Mars-Prill kur pandemia shënoi pikun e saj dhe kur vetëm ata që ishin shumë të sëmurë arrinin të testoheshin.

Pavarësisht ksaj, doktorët kanë paralajmëruar se virusi vijon të godasë personat më të dobët nga shëndeti, duke i vënë spitalet nën trysni të vazhdueshme,

Një total prej 750 pacientësh po trantohen nga kujdesi intensiv në Itali ndërsa mbi 7,000 të tjerë janë të shtruar në spital, sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>