Në Turqi numri total i viktimave nga koronavirusi shkoi në 7,056 ditën e djelë, kur u shënuan 57 viktima në 24 orë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.
Numri i të infektuarve të rinj arriti në 1,527, duke e çuar totalin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë në 291,162.
Shifrat e rasteve të reja dhe viktimave në një ditë kanë arritur nivelet e mesit të muajit maj.
Qeveria ka përjashtuar mundësinë për një karantinim të dytë pork a ndërmarrë masa të tjera parandaluese, përfshi ndalimin e dasmave dhe aktiviteteve të tjera me shumë njerëz, si dhe ka limituar numrin e pasagjerëve që lejohen në transportin publik.