Shtohet numri i të infektuarve në Shkodër

Nga Exit News
Shtohet numri i të infektuarve në Shkodër

2 persona të tjerë në Shkodër rezultojnë të prekur me Covid-19.

Në Shkodër ka 33 të infektuar, numri i tyre është trefishuar brenda 48 orëve. Shkodra dhe Durrësi me nga 33 të infektuar janë dy qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend.

Nuk dihet nëse 2 të infektuarit e rinj janë anëtarë të dy familjeve të testuara më 2 prill, apo janë të infektuar të rinj.

29 persona të rinj me Covid-19 u identifikuan 24 orët e fundit, duke shënuar kështu ditën me më shumë të prekur që nga 9 marsi, kur u identifikuan të prekurit e parë me koronavirus në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>