Shtrengohen masat në Rusi: mbyllen dyqanet, java tjetër pushim për të gjithë rusët

Nga Exit News
Shtrengohen masat në Rusi: mbyllen dyqanet, java tjetër pushim për të gjithë rusët

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të mërkurën mbylljen e të gjitha bizneseve, përveç dyqaneve ushqimore dhe farmacive. Putini vendosi javën e ardhshme pushim të paguar për të gjithë rusët, për të inkurajuar qendrimin në shtëpi dhe ndagalësimin e përhapjes së virusit.

Dhe duke nisur nga dita e enjte, të gjithë rusët mbi 65 vjeç nuk mund të dalin nga shtëpia. Ata do të vetë izolohen.

Sipas Bloomberg, në Rusi deri më 25 mars ka pasur 658 raste të diagnostikuara me Covid-19 dhe asnjë viktimë. Shifra tejet të ulëta krahasuar me shtetet e tjera, por të cilat së fundmi janë në rritje dhe në Moskë po bëhen gati për shtim të vrullshëm të rasteve.

Gjithashtu, qeveria ruse shtyu pa afat referendumin parashikuar për ndryshimet kushtetuese, i cili do të mbahej më 22 prill. Ndryshimet kushtetuese i japin mundësinë Putinit të rikandidojë për President në vitin 2024 e të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, pavarësisht se ai e mban detyrën prej dy mandatesh që prej vitit 2012.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme