
Shqiptarët që kanë mbetur në Britaninë e Madhe për shkak të mbylljes së kufijve do të përfitojnë shtyrje të afateve të vizës.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se ata të cilët nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri për shkak të anulimit të fluturimeve, apo kufizimit të lëvizjeve, duhet të aplikojnë për shtytjen e vizës.
“Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.
Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.”
Ministria fton qytetarët shqiptarë që ndodhen në Britani në të tilla rrethana që të njoftojnë për skadencën e vizës përmes postës elektronike në: [email protected].