Shtyhen vizat për shqiptarët që kanë mbetur në Britani për shkak të koronavirusit

Nga Exit News
Shtyhen vizat për shqiptarët që kanë mbetur në Britani për shkak të koronavirusit

Shqiptarët që kanë mbetur në Britaninë e Madhe për shkak të mbylljes së kufijve do të përfitojnë shtyrje të afateve të vizës.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se ata të cilët nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri për shkak të anulimit të fluturimeve, apo kufizimit të lëvizjeve, duhet të aplikojnë për shtytjen e vizës.

“Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.”

Ministria fton qytetarët shqiptarë që ndodhen në Britani në të tilla rrethana që të njoftojnë për skadencën e vizës përmes postës elektronike në: [email protected].

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>