Shtyhet afati për rregjistrimin e pronarëve përfitues

Nga Exit News
Shtyhet afati për rregjistrimin e pronarëve përfitues

Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se afati për rregjistrimin e pronarëve përfitues do të shtyhet deri në 30 qershor.

Gjatë fjalës së saj në seancë parlamentare,  afati i vjetër deri më 31 mars nuk ishte i mjaftueshëm, prandaj dhe afati u zgjat më tej.

Ajo thekson se bizneseve i jepet kohë të finalizojnë procesin që kryhet për herë të parë pa sanksione.

Parlamenti miratoi në korrik 2020 ligjin për ‘Pronarët Përfitues’, i cili synon të bëjë transparent të gjithë pronarët e kompanive dhe organizatave që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.

Ligji do të zbatohet për të gjitha bizneset/kompanitë dhe organizatat jofitimprurëse që janë në Shqipëri ose që kanë degë të tyre në vendin tonë. Ai erdhi si rekomandim i Money Val për të parandaluar pastrimin e parave në Shqipëri.

Çdo pronar përfitues duhet të rregjistrojë pranë QKB çdo pronar të tij apo anëtar bordi, në të kundër do të gjobitet nga QKB.

Për të lexuar më shumë për këtë ligj klikoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>