Shtyhet afati për tërheqjen e pasaportave

Nga Exit News
Shtyhet afati për tërheqjen e pasaportave

Ministria e Brendshme shtyu afatin për tërheqjen e pasaportave deri në 1 shtator.

Përmes një postimi në Facebook, ministria njoftoi se ky vendim u mor për ti dhënë mundësi emigrantëve të tërheqin pasaportat në mënyrë që mos asgjesohen.

Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë. Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve që nuk kanë tërhequr ID kartat, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes.”

Sipas ligjit pasaportat asgjesohen nëse nuk tërhiqen brenda 1 viti nga data e lëshimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>