Zëri i Amerikës shkroi se afganët e parë nuk do të vijnë sonte, 17 gusht. Ato pritet të vijnë të mërkurën, për shkak të vonesave të shkaktuara nga trazirat në aeroportin e Kabulit.
Të martën, priteshin 350 afganët e parë. Ata do të strehoheshin në konviktet e Qytetit Studenti përkohësisht.
Numri i përgjithshëm i afganëve që do të vijnë në vend ende nuk dihte. Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë u shpreh për mediat se “Ende nuk kemi një numër të saktë, ndryshon me shpejtësi”.
Afganët do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pas një marrëveshje të arritur me SHBA-të, pas tërheqjes së tyre nga Afganistani.